Rusia ka dyfishuar objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes për vitin 2023 në më shumë se 100 miliardë dollarë (91 miliardë euro), që është një e treta e të gjitha shpenzimeve publike, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Në dokumentin që e ka siguruar Reuters thuhet se Rusia shpenzoi 12% më shumë për mbrojtje sesa ishte planifikuar vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023. Rusia shpenzoi 600 miliardë rubla më shumë për mbrojtje.
Shpenzimet e mbrojtjes në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 arritën në 5.59 trilion rubla – 37% e shumës totale prej 14.97 trilion rubla të shpenzuara në periudhën, thotë dokumenti./UBTNews/