UBT News

Rusia do t’ia sigurojë 20 milionë vaksina Vietnamit

Ministri i Shëndetësisë i Vietnamit njoftoi se Rusia është pajtuar t’i sigurojë asaj 20 milionë doza të vaksinës ruse, Sputnik V.

Vendi i Azisë Juglindore miratoi vaksinën ruse në muajin mars, por shtyu procedurat e prokurimit pasi është goditur nga shpërthimi i pandemisë, megjithëse rastet e përgjithshme dhe numri i fataliteteve mbetet relativisht i ulët.

“Vietnami po mundohet të sigurojë qasje për vaksinat kundër COVID-19 për të përshpejtuar procesin e vaksinimit”, tha ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long./UBTNews

Exit mobile version