Rusia do të ndërtojë një termocentral të vogël bërthamor në Uzbekistan, projekti i parë i tillë në Azinë Qendrore post-sovjetike, tha presidenti uzbek, Shavkat Mirziyoyev, teksa takoi presidentin rus, Vladimir Putin.
Putin tha të hënën se Rusia do të vendosë 400 milionë dollarë në një fond të përbashkët investimi prej 500 milionë dollarësh për të financuar projektet në Uzbekistan.
Mirziyoyev tha gjithashtu se Tashkenti është i interesuar të blejë më shumë naftë dhe gaz nga Rusia, një ndryshim i praktikës prej dekadash ku Moska importonte hidrokarbure nga Azia Qendrore.
Presidenti i Uzbekistanit e përshkroi vizitën e Putinit si “historike”.
“Ai paralajmëron fillimin e një epoke të re në partneritetin gjithëpërfshirës strategjik dhe marrëdhëniet aleancë midis vendeve tona”, tha Mirziyoyev.
Putin e përshkroi Tashkentin si një “partner strategjik dhe aleat të besueshëm”./UBTNews/