UBT News

Rusia do të ndërtojë një termocentral bërthamor në Burkina Faso

Liderët ushtarakë të Burkina Fasos kanë arritur marrëveshje me Rusinë për të ndërtuar një termocentral bërthamor për të rritur furnizimet me energji.

Kjo është lëvizja e fundit e juntës për t’u lidhur me Rusinë, pasi u përplas me shumicën e partnerëve të saj perëndimorë.

Junta i është drejtuar Rusisë për mbështetje ekonomike dhe ushtarake qëkur mori pushtetin vitin e kaluar.

Burkina Faso është një nga vendet me më së paku furnizim me energji elektrike, ku vetëm 21% e njerëzve janë të lidhur me rrjetin energjetik./UBTNews/

Exit mobile version