Liderët ushtarakë të Burkina Fasos kanë arritur marrëveshje me Rusinë për të ndërtuar një termocentral bërthamor për të rritur furnizimet me energji.
Kjo është lëvizja e fundit e juntës për t’u lidhur me Rusinë, pasi u përplas me shumicën e partnerëve të saj perëndimorë.
Junta i është drejtuar Rusisë për mbështetje ekonomike dhe ushtarake qëkur mori pushtetin vitin e kaluar.
Burkina Faso është një nga vendet me më së paku furnizim me energji elektrike, ku vetëm 21% e njerëzve janë të lidhur me rrjetin energjetik./UBTNews/