UBT News

Rusia do të mbajë takim jozyrtar me OKB-në për fëmijët e zhdukur ukrainas

Moska po planifikon të mbajë bisedime jozyrtare me Këshillin e Sigurimit të OKB-së në fillim të muajit të ardhshëm për të diskutuar atë që ajo e përshkruan si “situatën reale” në lidhje me fëmijët ukrainas të dërguar në Rusi.

Vladimir Putin kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të dyshuara lufte, përfshirë rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia tha në një konferencë shtypi se Moska e kishte planifikuar mbledhjen e këshillit shumë kohë përpara se të lëshohej urdhër-arresti të premten.

Rusia do të mbajë presidencën e rradhës të këshillit në prill.

Urdhëresat për z. Putin dhe Maria Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, u mirëpritën nga Ukraina si hapi i parë drejt përgjegjësisë për krimet e luftës që nga pushtimi rus shkurtin e kaluar./UBTNews/

Exit mobile version