UBT News

Rusia do të krijojë aplikacionin e vet pasi Instagrami u bllokua nga Kremlini

Sipërmarrësit e teknologjisë ruse do të lansojnë një aplikacion për shpërndarjen e fotografive në tregun vendas për të plotësuar boshllëkun që krijoi Instagrami, rrjetin social të cilin autoritetet ruse e bllokuan javën e kaluar.

Shërbimi i ri, i njohur si Rossgram, do të lansohet më 28 mars dhe do të ketë funksione sikurse akses me pagesë për disa përmbajtje e karakteristika të tjera, konfirmoi uebsajti i saj të mërkurën.

“Partneri im Kirill Filimonov dhe grupi ynë i zhvilluesve ishin tashmë gati për këtë kthesë të ngjarjeve dhe vendosën të mos humbisnin mundësinë për të krijuar analogji të një rrjeti social popullor të dashur nga bashkatdhetarët tanë”, deklaroi Alexander Zobov, drejtor i marrëdhënieve me publikun.

Rregullatori shtetëror rus i komunikimit Roskomnadzor bllokoi Instagramin që nga e hëna pasi kompania amë, Meta Platforms, njoftoi javën e kaluar se do të lejojë përkohësisht përdoruesit e mediave sociale në Ukrainë të postojnë mesazhe të tilla si “Vdekje pushtuesve rusë”./UBTNews/

Exit mobile version