I dërguari i Moskës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vasily Nebenzya, tha se do të gjejë një mënyrë për t’u përgjigjur nëse SHBA vendos të furnizojë Ukrainën me raketa lundruese Tomahawk.
“Jam i bindur se, nëse është e nevojshme, do të gjejmë një përgjigje ndaj këtij hapi nëse ndodh,” tha përfaqësuesi i përhershëm rus në OKB.
Nebenzya foli këto përmes një konference për shtyp që shënoi fillimin e presidencës ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në tetor.
Më parë këtë javë, shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov tha se nëse Tomahawk vendosen në Ukrainë, ato nuk do ta ndryshojnë rrjedhën e konfliktit.
Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht vendet perëndimore se furnizimet e vazhdueshme me armë në Ukrainë rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës.
SHBA nuk ka njoftuar zyrtarisht planet për të furnizuar Kievin me raketa Tomahawk, transmeton Anadollu./S.K/KP/