Forcat ruse po planifikojnë të evakuojnë mbi 3 mijë punëtorë nga qyteti që i shërben centralit bërthamor të okupuar të Zaporizhzhia-s, duke çuar drejt një “mungese katastrofike” të personelit, tha të mërkurën kompania shtetërore e Ukrainës, Energoatom.
Javën e kaluar, kreu i mbikëqyrësit të energjisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, tha se situata rreth stacionit bërthamor është “potencialisht e rrezikshme” pasiqë zyrtarët që Moska i ka vendosur aty filluan evakuimin e njerëzve nga zonat e afërta./UBTNews/