Rusia thotë se do të dëbojë pesë diplomatë suedezë. Ministria e Jashtme ruse tha se ky vendim është si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të pesë pjesëtarëve të stafit diplomatik rusë nga Suedia muajin e kaluar, i cili thuhet se ishte një “hap haptazi armiqësor”.
Ministria shtoi se lidhjet midis dy vendeve kanë “arritur në një nivel të ulët të paprecedentë”.
Marrëdhëniet janë përkeqësuar qëkur Suedia shprehu synimin për t’u bashkuar me NATO-n gjatë vitit të kaluar./UBTNews/