Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia do të jetë më e fuqishme pas “operacionit special ushtarak” në Ukrainë.
“Unë mendoj se ne do të dalim më të fuqishëm nga situata aktuale dhe do të jemi në gjendje të mbrohemi më efektivisht në çdo situatë”, tha Lavrov në një intervistë për televizionin shtetëror Rossiya-24.
I pyetur nëse Moska është e gatshme për paqe në Ukrainë, Lavrov tha: “Unë jam padyshim për paqen. Unë jam për paqen. Nuk e mbaj mend kush ishte ai që tha: “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”. Unë nuk e ndaj këtë filozofi. Unë ndaj idenë që do ta formuloja në këtë mënyrë: ‘Nëse do paqe, ji gjithmonë gati të mbrosh veten’”./UBTNews/