Ministria ruse e mbrojtjes njofton se Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer nga 25 robër lufte secili.
Në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 25 të burgosur rusë janë dërguar në Bjellorusi, ku do të kalojnë një vlerësim mjekësor dhe më pas do të kthehen në Moskë.
Nuk është e qartë ende se ku ndodhen të burgosurit ukrainas, pasi nuk ka pasur një konfirmim të zyrtarizuar nga autoritetet në Kiev.