UBT News

Rusia dhe Ukraina ranë dakord për shkëmbimin e 200 të burgosurve

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të shkëmbejnë 200 të burgosur, tha mbrëmë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ky i fundit nuk dha detaje për shkëmbimin e të burgosurve, lajm që erdhi pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, në Uzbekistan javën e kaluar.

“200 të burgosur do të shkëmbehen me marrëveshje midis palëve. Unë mendoj se po bëhet një hap i rëndësishëm përpara”, deklaroi Erdogan.

Presidenti turk tha se ka përshtypjen që Putin dëshiron t’i jap fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur./UBTNews/

Exit mobile version