Si Ukraina ashtu edhe Moska kanë njoftuar kthimin e afro 100 ushtarëve nga secila palë sot.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, tha se 95 ukrainas u kthyen në shtëpi në shkëmbim. Ai tha se ushtarët e forcave të armatosura dhe gardës kombëtare, si dhe rojet kufitare, u dorëzuan nga Rusia, përfshirë këtu edhe disa të plagosur.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se edhe 94 rusë në robërinë ukrainase u liruan pas negociatave dhe do të dërgohen për ekzaminim mjekësor./UBTNews/