Rusia dhe Ukraina kryen shkëmbimin e tretë të të burgosurve të shtunën, njoftoi zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk në Telegram.
“12 persona nga personeli ynë i shërbimit po kthehen në shtëpi, përfshirë edhe një oficere femër. Ne kemi mundësuar gjithashtu lirimin e 14 civilëve, përfshirë nëntë gra. Gjithsej janë 26 njerëz tanë”, ka shkruar ajo.
Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Tatyana Moskalkova konfirmoi shkëmbimin të dielën, duke shkruar në Telegram: “Midis tyre janë katër punonjës të Rosatom dhe ushtarakët tanë trima. Sot në mëngjes ata zbarkuan në tokën ruse. Familja dhe miqtë do t’i shohin së shpejti!”./UBTNews/