Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova dënoi shpërthimet ‘e pashpjegueshme’ në Transnistria si “akte terrorizmi” të enjten.
Duke folur në një konferencë të rregullt në Moskë, Zakharova shprehu shqetësimin e Rusisë për “përshkallëzimin e tensioneve” në territorin e shkëputur brenda Moldavisë.
Ukraina i ka përshkruar më parë shpërthimet si një provokim të planifikuar nga shërbimet ruse të sigurisë.
“Ne i konsiderojmë këto akte terrorizmi që synojnë destabilizimin e situatës në rajon dhe presim një hetim të plotë dhe objektiv për të gjitha rrethanat rreth asaj që ndodhi”, tha Zakharova të enjten.
Zëdhënësja hodhi poshtë pretendimet “e bujshme” se Rusia po përgatit një ofensivë duke përdorur trupat e saj të stacionuara në rajon, si dhe rekrutët nga Transnistria. Ajo akuzoi Kievin se po bën përpjekje për të “përdorur situatën për të forcuar një “presion bllokadë” në rajon./UBTNews/