Një gjykatë në Rusi ka dënuar gjigantin Google, për kufizim të kanaleve të mediave shtetërore ruse në YouTube dhe shuma me të cilën është gjobitur kompania është më e lartë se e gjithë pasuria në botë.
Google-s i është thënë të paguajë 20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 dollarë, dhe kjo shumë astronomike është e paarsyeshme, njëjtë si e papërballueshme për Google-n.
Vlera e Google-s raportohet të jetë 2 trilionë dollarë, ndërkaq pasuria e përgjithshme në botë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar është 110 trilionë dollarë, gjoba ka arritur në nivel kaq të lartë pasi, sipas medias Tass, ajo dyfishohet çdo ditë që nuk paguhet.
BBC-ja deklaron se ka kërkuar të marrë një qëndrim zyrtar të kompanisë Google, por kjo e fundit ka refuzuar të përgjigjet, gjoba ndaj Google-s lidhet me kufizimin e përmbajtjes së 17 kanaleve të mediave ruse në YouTube. Ky kufizim filloi në vitin 2020, dhe u përshkallëzua pas pushtimit të plotë të Ukrainës. /UBT News/