UBT News

Rusia dëbon tre diplomatë sllovakë në shenjë hakmarrjeje

Rusia thotë se ka dëbuar tre diplomatë sllovakë në përgjigje të një lëvizjeje të ngjashme nga Bratislava në fillim të këtij muaji.

Bratislava kishte urdhëruar tre diplomatë rusë të largoheshin nga vendi më 14 mars për shkelje të “Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

Rusia kishte thënë se do t’i përgjigjej dëbimeve “të pajustifikuara”, të cilat erdhën në mes të tensioneve për pushtimin e Ukrainës.

Ambasadori sllovak Ľubomír Rehák u thirr në ministrinë e jashtme ruse të hënën dhe u informua për vendimin e Moskës.

“Në hakmarrje për dëbimin në mars të këtij viti, [ministria e jashtme ruse] vendosi të shpallë tre diplomatë të Ambasadës së Republikës Sllovake në Moskë ‘persona non grata’”, thuhej në një deklaratë.

“Ata u urdhëruan të largoheshin nga territori i Rusisë brenda 72 orëve”, shtoi ai.

Moska tha gjithashtu se kishte “protestuar fuqishëm” kundër pengimit të punës së misioneve diplomatike ruse në Sllovaki dhe “kërcënimeve për funksionimin e tyre të sigurt”.

“Ambasadori u paralajmërua me vendosmëri kundër rritjes së fundit të vandalizmit të memorialeve dhe varrezave të ushtarëve sovjetikë në Sllovaki”, shtoi ministria./UBTNews/

Exit mobile version