Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të dëbojë katër diplomatë austriakë. Ky vendim erdhi pasi Vjena dëboi katër diplomatë rusë në fillim të këtij muaji.
Sipas ministrisë ruse, Austria ka ndërmarrë një “hap jomiqësor dhe të pajustifikuar” dhe po shkatërron pozicionin e saj të mëparshëm si një shtet i respektuar, i paanshëm dhe neutral.
Ministria e Jashtme e Austrisë njoftoi se vendimin e mori për shkak të sjelljes jo në pajtueshmëri me marrëveshjet ndërkombëtare, një arsye që shpesh përdoret në rastet e spiunazhit.
Ky veprim e çoi në nëntë numrin e përgjithshëm të diplomatëve rusë që Austria i ka dëbuar që nga viti 2020. Vjena në përgjithësi ka qenë më ngurruese se shumë vende të tjera të Evropës Perëndimore për të dëbuar të dërguarit rusë./UBTNews/