Marrja e kontrollit të Donbasit në Ukrainën lindore është një “prioritet i pakushtëzuar” për Rusinë, tha në një intervistë ministri i jashtëm i vendit, Sergei Lavrov.
Duke iu referuar sulmit të Rusisë si një “çlirim”, Lavrov mbrojti pushtimin që filloi tre muaj më parë.
Donbasi përbëhet nga rajonet Donetsk dhe Luhansk, të cilat historikisht kanë pasur lidhje të forta me Rusinë.
Lavrov i tha TF1 se marrja e kontrollit të “rajoneve Donetsk dhe Luhansk, të njohura nga Federata Ruse si shtete të pavarura, është një përparësi e pakushtëzuar”./UBTNews/