UBT News

Rusia bllokon faqet e internetit të CIA-s dhe FBI-së për “përhapjen e informacionit të rremë”

Rusia ka bllokuar faqet e internetit të dy agjencive qeveritare amerikane – CIA-s dhe FBI-së – për sipas tyre, “përhapjen e informacionit të rremë”.

Rregullatori i komunikimeve i vendit Roskomnadzor tha se ka “kufizuar aksesin në një numër burimesh që u përkasin strukturave shtetërore të vendeve armiqësore”.

Ai shtoi se kjo ishte për të ndaluar “shpërndarjen e materialeve që synojnë destabilizimin e situatës sociale dhe politike në Rusi”, sipas agjencive ruse të lajmeve.

TASS citoi Roskomnadzor të thoshte se dy faqet në fjalë kishin publikuar materiale dhe informacione të pasakta që kishin diskredituar forcat e armatosura ruse.

Rusia e ka bërë vepër penale diskreditimin e forcave të saj të armatosura – krim ky që dënohet deri në pesë vjet burg.

Shpërndarja e vetëdijshme e “informacioneve të rreme” për ushtrinë është gjithashtu një vepër penale dhe parashikon një dënim maksimal prej 15 vjetësh./UBTNews/

Exit mobile version