Faqja e internetit të gazetës britanike, The Telegraph është bllokuar në Rusi pas një kërkese të prokurorit të përgjithshëm, treguan të martën të dhënat nga rregullatori shtetëror i komunikimeve Roskomnadzor.
Qasja në vend u kufizua pasi u zbulua se kishte shpërndarë “informacion të pasaktë në lidhje me operacionin special ushtarak të kryer nga Forcat e Armatosura të Rusisë në territorin e Ukrainës“, citon agjencia e lajmeve TASS, të ketë thënë rregullatori.
Që nga dërgimi i trupave në Ukrainë në shkurt, Rusia ka shtypur mbulimin mediatik të konfliktit, duke bllokuar faqet e internetit të mediave të huaja të lajmeve që ajo mendon se kanë përhapur lajme të rreme në lidhje me fushatën e saj ushtarake.
Moska i quan veprimet e saj një operacion të posaçëm ushtarak për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse të Ukrainës nga persekutimi, por Kievi dhe aleatët e tij thonë se ky është një pretekst i pabazë për një grabitje toke që ka vrarë mijëra dhe përzënë miliona nga shtëpitë e tyre. /UBTNews/