UBT News

Rusia: Beteja për Khersonin “do të fillojë në të ardhmen e afërt”

Mbrëmë Rusia u kërkoi banorëve të saj që të evakuohen pasi zyrtarët paralajmëruan për sulme ukrainase në rajonin jugor të Khersonit.

Zyrtari rajonal i instaluar nga Rusia, Kirill Stremousov shkroi në Telegram se “beteja për Khersonin” do të fillojë në “të ardhmen e afërt”.

“Mbrojtja në periferi të rajonit Kherson qëndron ende dhe është e gatshme të zmbrapsë çdo sulm të mercenarëve ukro-nazist”, shkroi ai mes tjerash./UBTNews/

Exit mobile version