Rusia po ndërton disa objekte mbrojtjeje rreth Krimesë, sipas inteligjencës ushtarake britanike.
“Përpjekja e rëndësishme” që ata po ndërmarrin do të thotë se komanda ruse beson se forcat ukrainase janë “të afta të sulmojnë drejtpërdrejt” gadishullin, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Ruajtja e kontrollit të Krimesë është një “prioritet kryesor politik” për Moskën, sipas tyre.
Midis mbrojtjeve është një shtrirje prej 5.6 miljesh pranë Armyanks, përgjatë urës së ngushtë tokësore që lidh Krimenë me Kherson./UBTNews/