Ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov tha se Moska “kategorisht dënon terrorizmin në të gjitha format, por gjithashtu jemi kategorisht kundër luftimit të terrorizmit me metoda që shkelin dhunshëm ligjin ndërkombëtar humanitar”.
Lavrov shtoi se Rusia është e shqetësuar rreth dhunës në Bregun Perëndimor, ku “dhjetëra njerëz janë vrarë”.
Të martën, paramedikët palestinezë dhe mediat lokale thanë se forcat izraelite kanë vrarë tetë njerëz gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor, duke e çuar në afërsisht 200 numrin e palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori./UBTNews/