Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se nuk kishte përparime pas negociatave të drejtpërdrejta Rusi-Ukrainë në Stamboll, por mirëpriti kërkesat me shkrim të Ukrainës.
“Është pozitive që pala ukrainase të paktën ka filluar të formulojë konkretisht dhe të nxjerrë në letër atë që propozon”, u tha Peskov gazetarëve në një konferencë të rregullt.
“Sa i përket pjesës tjetër, nuk mund të themi ende asgjë premtuese, asnjë përparim. Shumë punë përpara”, shtoi ai.
Rikujtojmë: Bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll të martën mbuluan një sërë çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë të ardhmen e rajonit lindor të Donbasit, fatin e Krimesë, një aleancë të gjerë garantues të sigurisë dhe një takim të mundshëm midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky./UBTNews/