Ish-komandanti separatist dhe blogeri nacionalist Igor Girkin, i njohur më mirë me pseudonimin e tij Igor Strelkov, është arrestuar pasi kritikoi ashpër presidentin rus Vladimir Putin, tha avokati i tij të premten.
Arrestimi i Girkin erdhi si pasojë e një rebelimi jetëshkurtër të grupit mercenar Wagner që shumë analistë e panë si sfidën më të madhe për sundimin e Putinit.
“Ai është arrestuar nga forcat e rendit”, tha avokati Alexander Molokhov për AFP.
Një mesazh në mediat sociale nga gruaja e Girkin, Miroslava Reginskaya, tha se ai ishte arrestuar për “ekstremizëm”.
Molokhov tha se ai nuk kishte parë ende asnjë dokument në lidhje me ndalimin e Girkinit dhe tani po punonte për të siguruar akses te klienti i tij.
52-vjeçari Girkin ishte një nga figurat kryesore në kryengritjen pro-Kremlinit kur shpërthyen luftimet në Ukrainën lindore në vitin 2014./UBTNews/