Kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin tha se në “interesat e garantimit të sigurisë së Rusisë”, vendi po tërhiqte ratifikimin e traktatit.
Volodin tha se ndërsa Rusia kishte ratifikuar traktatin e vitit 1996 në vitin 2000, Uashingtoni kishte dështuar për shkak të “qëndrimit të tij të papërgjegjshëm ndaj çështjeve të sigurisë globale”.
Zyrtarët rusë kanë thënë se revokimi nuk do të thotë se Rusia do të testojë një bombë bërthamore dhe se ajo thjesht është në përputhje me qëndrimin e SHBA-së./UBTNews/