UBT News

Rusia akuzon vendet e BE-së se janë “sponsorizuese të terrorizmit”

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se furnizimi i Kievit me armë nga Bashkimi Evropian e ka bërë atë palë të konfliktit. Ministria shtoi se vendet që furnizojnë Ukrainën me armë janë “sponsorizuese të terrorizmit”.

Në një konferencë në Moskë, zëdhënësja Maria Zakharova kritikoi sërish Perëndimin për dërgimin e armëve të avancuara me vlerë miliarda dollarë në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të mbrohet.

Ndërkohë anëtarët e Bashkimit Evropian u dakorduan për masa të reja kundër Iranit lidhur me furnizimin e tij me dronë në Rusi./UBTNews/

Exit mobile version