UBT News

Rusia akuzon Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës në Belgorod

Një video e publikuar në Twitter shfaq zjarrin afër blloqeve në Belgorod, diku 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Në disa video shihet momenti kur raketat e godasin depon e naftës.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha përmes një mesazhi në Telegram se “ka pasur zjarr në depon e naftës për shkak të një sulmi ajror të kryer nga dy helikopterë të ushtrisë ukrainase, të cilët hynë në territorin rus në lartësi të ulët”.

“Ska viktima”, shtoi ai.

Kjo nuk është konfirmuar ende nga zyrtarët ukrainas./UBTNews/

Exit mobile version