UBT News

Rusia akuzon të dyshuarin e dytë për vrasjen e Darya Duginas

Shërbimi rus i sigurisë FSB sot identifikoi të dyshuarin e dytë nga Ukraina, për të cilin ata pretendojnë se ishte i përfshirë në vrasjen e vajzës së një ultranacionalisti rus.

Në një deklaratë, FSB tha se e ka identifikuar atë që e quajti anëtar të një grupi terrorist dhe sabotues ukrainas, i cili sipas FSB-së, ka organizuar dhe kryer vrasjen e Darya Duginas. Tutje thuhet se i dyshuari i dytë, një burrë i lindur në vitin 1978, ndihmoi në montimin e makinës bombë në një garazh me qira në Moskë dhe siguroi dokumente false dhe targa për gruan që sipas tyre e vendosi bombën në makinën e zonjës Dugina. Më tej thuhet se burri ishte larguar nga Rusia përmes Estonisë një ditë para sulmit.

Më 20 gusht, Darya Dugina, vajza e ideologut Alexander Dugin, u vra pasi një mjet i dyshuar shpërtheu në veturën Toyota Land Cruiser me të cilën ajo po udhëtonte./UBTNews/

Exit mobile version