Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka lëshuar një njoftim duke fajësuar Ukrainën për një sulm në qytetin rus të Taganrog-ut, rreth 30 km nga kufiri ukrainas.
Megjithatë, sipas ministrisë, sistemi mbrojtës i Rusisë e ka shkatërruar atë. Mbeturinat e saj ranë në territorin e Taganrog-ut.
Si rezultat, thuhet se disa ndërtesa janë shkatërruar, dhe se ka pasur viktima në mesin e civilëve./UBTNews/