Rusia ka akuzuar 680 zyrtarë ukrainas, përfshirë 118 anëtarë të forcave të armatosura dhe ministrisë së mbrojtjes, për shkelje të ligjeve që rregullojnë zhvillimin e luftës, përfshirë përdorimin e armëve kundër civilëve, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve TASS.
Sipas raportit, ku citohet kryehetuesi publik i Rusisë, zyrtarët ukrainas u akuzuan për “përdorim të mjeteve dhe metodave të ndaluara të luftës”.
Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë dhe i cili raporton drejtpërdrejt te presidenti rus Vladimir Putin, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se akuzat përfshijnë përdorimin e armëve kundër popullatës civile. Ai shtoi se 138 nga ata persona janë akuzuar në mungesë./UBTNews/