Avokatja e Popullit për të Drejtat e Njeriut e ka akuzuar Rusinë për thyerjen e ligjit ndërkombëtar duke strehuar të burgosurit e luftës në kampe të punës të destinuara për kriminelët.
Lyudmila Denisova thotë se dy kampe në regjionin Rostov të Rusisë – afër kufirit me Ukrainën – u liruan për të burgosurit. Ajo pretendon se të burgosurit ukrainas ruhen nga gardianët e burgut dhe mbahen në kushte shumë më të këqija se ato të përcaktuara në rregullat e Konventave të Gjenevës për trajtimin e njerëzve në luftë.
Rusia nuk i është përgjigjur ende akuzave./UBTNews/