UBT News

Rusi: Mjekët ftojnë të famshmit që janë kundër vaksinave të vizitojnë repartet e COVID

Një grup mjekësh të shquar rusë kanë ftuar të famshëm dhe politikanë që janë kundër vaksinave të vizitojnë spitalet që trajtojnë pacientët me COVID-19, përcjell UBT News.

Njëmbëdhjetë mjekët kryesorë nënshkruan letrën e hapur të mërkurën, duke u bërë thirrje figurave publike që të shohin efektet e virusit nga afër. Letra iu drejtua figurave që kundërshtonin zhurmshëm vaksinat dhe kështu kanë përhapur dyshime në mediat sociale.

“Ne të gjithë jemi pak të zënë për momentin dhe mund ta merrni me mend pse”, tha Denis Protsenko, kryemjeku në spitalin kryesor të Moskës. “Por duke qenë se shumë njerëz po ju lexojnë dhe ju dëgjojnë, ne do të gjejmë kohë për të organizuar një turne në “zonat e kuqe”, departamentet e kujdesit intensiv dhe të patologjisë për ju”.

“Ndoshta pas kësaj, ju do të ndryshoni mendje dhe do të vdesin më pak njerëz”, shkruan mjekët, transmeton UBT News.

Rusia ka regjistruar më shumë se 1000 vdekje nga koronavirusi çdo ditë për javë të tëra, si dhe ka regjistruar shumë infeksione ditore.

Letra e hapur nga mjekët – e publikuar nga agjencia shtetërore TASS – iu drejtua të famshëmve që ata thonë se kanë nxitur hezitimin e marrjes së vaksinave. Një prej tyre personazhi televiziv Oskar Kutchera, i cili ka 300,000 ndjekës në Instagram dhe ka vënë hapur në dyshim efektivitetin e vaksinave.

Të tjerë përfshijnë aktorin Egor Beroev – i cili i krahasoi certifikatat e vaksinimit me yjet që hebrenjtë u detyruan të mbanin në epokën naziste – dhe ylli i rokut Konstantin Kintchev, i cili tha se nuk donte të “jetonte në një kamp dixhital përqendrimi”.

Genyadny Zyuganov, lideri i Partisë Komuniste të Rusisë që ka organizuar protesta kundër vaksinimeve të detyrueshme, është adresuar gjithashtu në letër.

Kremlini e ka mirëpritur nismën dhe i ka etiketuar nënshkruesit si “mjekë heronj”./UBTNews/

Exit mobile version