Qendra Memorial për të Drejtat e Njeriut, një nga organizatat më të njohura të të drejtave të njeriut në Rusi, njoftoi mbylljen e saj të martën në një deklaratë të publikuar në internet.
“Sot, më 5 prill 2022, Qendra Memorial për të Drejtat e Njeriut do të likuidohet”, thuhet në deklaratën zyrtare, duke paralajmëruar se “kthimi në të kaluarën totalitare është i mundur, po ndodhë tani, para gjithë botës”.
Memorial, një nga organizatat më të vjetra të vendit për të drejtat e njeriut, monitoron represionet politike në Rusinë moderne dhe ka dokumentuar krimet e sundimit totalitar në Bashkimin Sovjetik.
Zyra e Komisionerit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, midis grupeve të tjera të vëzhgimit të të drejtave të njeriut, dënoi vendimin e gjykatës për mbylljen e qendrës./UBTNews/