Dy gazetarë ukrainas u vranë në një sulm me dron rus në qytetin lindor Kramatorskut sot, në një veprim që avokati i popullit për të drejtat e njeriut në Ukrainë e quajti krim lufte.
Guvernatori i rajonit Donetsk, Vadim Filashkin, tha se Olena Hubanova dhe Yevhen Karmazin nga kanali televiziv shtetëror Freedom u vranë. Kanali në gjuhën ruse konfirmoi vdekjen e tyre dhe tha se ata ishin në një makinë në një pikë karburanti në kohën e sulmit.
Filashkin tha se ata u goditën nga një Lancet, një dron i shtrenjtë dhe i fuqishëm që përdoret kundër tankeve dhe automjeteve të blinduara, raporton KosovaPress.
“Kjo tragjedi është një tjetër provë e krimeve sistematike të luftës të Rusisë kundër civilëve”, shkroi avokati i popullit Dmytro Lubinets, në Telegram.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha kishte nisur një hetim për krime lufte. Zyra publikoi foto të një makine të kuqe të shkatërruar dhe dy jelekëve antiplumb me fjalën “shtypi” në bagazh.
Të paktën 20 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022./KP