Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet dhe fshatrat e Ukrainës në të gjithë rajonin e Donetskut, por nuk kanë bërë asnjë përparim në terren, sipas autoriteteve rajonale ukrainase.
Disa qytete në Donetsk u bombarduan të hënën, përfshirë Bakhmut dhe Avdiivka, dhe katër civilë u plagosën. Nuk është dhënë asnjë informacion për viktimat e ushtrisë ukrainase.
Administrata rajonale tha se një evakuim i detyrueshëm në pjesën më të madhe të Donetsk ishte ende në fuqi.
Pavarësisht bombardimeve të përditshme nga artileria ruse, sulmet ajrore dhe zjarri i tankeve, praktikisht nuk ka asnjë ndryshim në vijat e frontit në Donetsk për disa javë. Analistët thonë se pas një vargu humbjesh në qershor në kufirin e Luhanskut dhe Donetskut, forcat ukrainase kanë mbajtur kryesisht pozicionet e tyre – dhe sulmet pothuajse të përditshme ruse janë zmbrapsur.
Ditët e fundit, njësitë ukrainase madje përparuan në një zonë përtej lumit Siverskiy Donets, por është e paqartë se sa rezistencë kanë hasur.
Zyrtarët ukrainas thonë se sulmi i fundit rus ishte në drejtim të Bahhmut gjatë natës së të hënës.
“Okupatorët filluan dy sulme me raketa, tetë predha artilerie dhe 17 predha mortajash. Rusët përdorën MLRS tre herë, një tank – dy herë dhe një mjet luftarak këmbësorie”.
Më në jug në Zaporizhzhia dhe Dnipropetrovsk, rusët bombarduan rrethin e Nikopolit përtej lumit nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, sipas administratës rajonale. Administratorët rajonalë thanë se 11 shtëpi dhe 20 ndërtesa të larta u dëmtuan./UBTNews/