UBT News

Rusët spiunuan ushtarët ukrainas që po stërviten në Gjermani, raporton Der Spiegel

Revista gjermane Der Spiegel raportoi të premten se forcat gjermane të sigurisë kanë “indikacione” se shërbimet sekrete ruse kanë spiunuar ushtarët ukrainas që po qëndrojnë në Gjermani për t’u trajnuar si të përdorin armët e Perëndimit.

Forcat ushtarake gjermane kanë hasur në pajisje të dyshimta jashtë dy qendrave ku po trajnohen rekrutët ukrainas.

Raportohet se janë përdorur edhe dronë të vegjël për të fluturuar jashtë qendrave të trajnimit dhe më pas janë larguar, ka thënë Spiegel pa cituar burimet e veta.

Bëhet fjalë për Idar-Oberstein në shtetin perëndimor të Rheinland Palatinate, ku ushtarët ukrainas po trajnohen për të përdorur obusin e viteve 2000 dhe Grafenwoehr në Bavari, ku ushtria amerikane po mëson ukrainasit të përdorin sistemet e artilerisë perëndimore./UBTNews/

Exit mobile version