Larg nga Mariupoli, tenistja ukrainase, Elina Svitolina tha se lojtarët rusë dhe bjellorusë që dalin kundër pushtimit rus të Ukrainës duhet t’iu lejohet të garojnë në Wimbledon.
Të mërkurën, All England Lawn Tennis Club përjashtoi lojtarët e të dy vendeve nga garat e sivjetme në Wimbledon. Organet drejtuese e përshkruan vendimin si “të padrejtë”.
“Ne nuk duam që atyre t’iu ndalohet pjesëmarrja plotësisht. Nëse ata nuk dalin kundër qeverisë ruse, atëherë është e drejtë që t’ua ndaloni atyre. Ne duam që ata të tregojnë, nëse janë me ne dhe shumicën e botës apo me Qeverinë ruse”, deklaroi ajo./UBTNews/