UBT News

Rusët do të përballen me urdhër-arrest për “rrëmbimin e fëmijëve ukrainas”

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) pritet të kërkojë urdhra-arresti kundër rusëve për luftën në Ukrainë “në një afat të shkurtër”, ka thënë një burim për Reuters.

Prokurori i GJNP-së pritet të kërkojë nga një gjyqtar i procedurës paraprake që të miratojë lëshimin e urdhër-arresteve kundër disa rusëve për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina dhe shënjestrimin e infrastrukturës civile, tha burimi.

Raportet vijnë pasi New York Times raportoi se ICC synon të hapë dy raste të krimeve të luftës të lidhura me pushtimin rus të Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version