UBT News

Rumer Willis: Babai im ndonjëherë nuk më njeh për shkak të demencës

Vajza e aktorit të famshëm Bruce Willis, Rumer Willis, ka ndarë detaje mbi gjendjen e babait të saj, i cili u diagnostikua me demencë frontotemporale në vitin 2022.

Rumer tha se babai i saj nuk e njeh gjithmonë kur shkon ta vizitojë, por ajo ndihet e lumtur që mund t’i qëndrojë pranë:

“Jam shumë e lumtur dhe falënderuese që ende mund të shkoj dhe ta përqafoj. Ai mund ta ndjejë dashurinë që i jap, dhe unë ndjej të njëjtën gjë nga ana e tij.”

Ajo shtoi se Bruce po përballet me sëmundjen që ndikon në sjelljen, personalitetin dhe të folurit, por se ai është mirë brenda kufizimeve të gjendjes së tij:

“Ai është mirë, duke marrë parasysh sfidat e demencës frontotemporale.”

Muajin e kaluar, gruaja e Bruce, Emma Heming Willis, ka treguar se kur mësuan për sëmundjen, ndiheshin të pashpresë dhe të humbur:

“Ditën kur morëm diagnozën dolëm nga mjeku pa asgjë, pa shpresë, zgjidhje, pa mbështetje,” tha ajo, duke e përshkruar momentin si traumatizues. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version