Rumania po planifikon të blejë 32 avionë të gjeneratës së fundit F-35 nga prodhuesi amerikan, Lockheed Martin, për 6.5 miliardë dollarë, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes.
Anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të produktit të brendshëm bruto këtë vit nga 2% sa ishte, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Rumania ndan një kufi 650 km me Ukrainën, dhe konflikti u përhap edhe në kufijtë e saj teksa Moska vazhdimisht ka sulmuar portet ukrainase përgjatë lumit Danub./UBTNews/