UBT News

Rumania dënon sulmet e fundit ruse në Danub

Rumania dënoi fuqishëm sulmet e përsëritura ruse në infrastrukturën e Danubit të Ukrainës pas sulmeve të fundit me dron në rajonin jugor të Odesës.

“Unë dënoj fuqishëm sulmet e vazhdueshme të RU ndaj njerëzve të pafajshëm, infrastrukturës civile, përfshirë kapanonet e grurit në portet e Renit dhe Ismailit (të Ukrainës)”, shkroi ministrja e Jashtme, Luminita Odobescu në rrjete sociale.

“Me këto shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, RU vazhdon të rrezikojë sigurinë ushqimore (globale) dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi”, shtoi ajo./UBTNews/

Exit mobile version