Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi dhe drejtoresha ekzekutive e Platformës CiviKos Donika Emini, kanë mbajtur konferencë për medie. Aty u fol për rëndësinë e vaksinimit masiv si dhe u dhanë një varg rekomandimesh për institucionet dhe sektorin privat.
Rukiqi me këtë rast tha se për funksionim normal të institucioneve edhe të ekonomisë duhet të bëhet vaksinimi masiv. Madje sipas tij, të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen po kontribuojnë në moszhvillim të vendit edhe moskthim të vendeve të punës.
Ai kërkoi veprime konkrete nga institucionet përgjegjëse dhe ka lutur kompanitë e sektorit privat që të vaksinojnë punëtorët e tyre.
“Ne këtë bashkëpunim e kemi filluar dhe e kemi vazhduar edhe për masat që duhet të respektohen edhe për vaksinim masiv. Për funksionim normal të institucioneve edhe të ekonomisë duhet të bëhet vaksinimi masiv”. Nuk mund të rikthemi në normalitet pa vaksinim masiv. Të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen po kontribuojnë edhe moszhvillimit të vendit edhe moskthimit të vendeve të punës. Të vaksinohen të gjithë, sidomos kompanitë e sektorit privat. Duhen edhe veprime konkrete nga institucionet”, deklaroi ai.