UBT News

Rugova: Karrigia e presidentit qenka shumë e ëmbël, pse Osmani nuk reagon për deklaratat e Kurtit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka reaguar pas deklaratave të kreut të Vetëvendosjes dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, lidhur me bashkimin kombëtar.

Siç shprehet ai në Facebook, ka mbetur i habitur nga heshtja e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, rreth këtyre deklaratave.

“Albini e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me shtetin tonë. Kam përshtypjen që, me dekleratat e tij për bashkim kombëtar, akoma pa e marr detyrën po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë duke krijuar mjegull dhe duke prodhuar reagime në kancelaritë e mëdha dhe tituj bombastik gazetash. Habitem si Vjosa i lejon këto aventura që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë apo ndoshta karrigia e Presidentit qenka vërtet shumë e ëmbël”, shkroi ai mes tjerash.

Rugova përfundoi se shteti nuk është lojë fëmijësh./UBTNews

Albini e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me…

Posted by Naser Rugova on Thursday, March 4, 2021

Exit mobile version