UBT News

Rugova: Dikush se ka dert nëse LDK-ja bie në 5%

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka deklaruar se dikujt brenda partisë po i pengon debati i brendshëm.

Rugova ka shkruar në Facebook se debati po u pengon atyre që mbrojnë interesat e veta dhe sipas tij, nuk kanë dert edhe nëse LDK-ja bie në pesë për qind.

“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot. Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit? Kujt po i pengon debati i brendshëm? Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%. Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë”, shkroi Rugova në Facebook./UBTNews

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime…

Posted by Naser Rugova on Sunday, February 21, 2021

Exit mobile version