UBT News

Rubla ruse bie në vlerën më të ulët

Rubla ruse ka rënë në vlerën e saj më të ulët për një vit, pak kohë pasi vendi pushtoi Ukrainën.

Monedha ra në 82 rubla kundrejt dollarit amerikan të premten në mëngjes në bursën e Moskës (MOEX).

Rusia është goditur me sanksione masive ekonomike që kur filloi një ofensivë në Ukrainë në shkurt 2022.

Në fillim të këtij viti, Rusia tha se ekonomia e saj ishte tkurrur me 2.1% në vitin 2022, shumë më pak se rënia prej 15% që ishte parashikuar.

Tregtarët thanë se rënia ishte e lidhur me disa faktorë, përfshirë çmimet më të ulëta të naftës në mars, ulja e të ardhurave ruse dhe tërheqja e bizneseve perëndimore në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Vlera e rublës nuk ka rënë në këtë nivel që nga prilli 2022, megjithëse ishte edhe më e ulët menjëherë pas pushtimit, kur ra në 113 rubla për dollar amerikan. Monedha u stabilizua në korrik duke arritur në 50 rubla – por që atëherë ajo është dobësuar përsëri./UBTNews/

Exit mobile version