Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka organizuar më 24 shtator atë që nihet si “Darka Transatlantike” 2025 me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë gjithashtu edhe ministrat e Jashtëm të Armenisë, Azerbajxhanit, Zvicrës dhe Ukrainës, por jo edhe ndonjë përfaqësues i ndonjë shteti tjetër.
Rubio në këtë organizim kishte folur për rëndësinë e aleancave transatnaltike për ruajtjen e paqes dhe angazhimin historik të shteteve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe rëndësinë e angazhimit për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
Në këtë darkë të shtruar në New York ka qenë e pranishme kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali, e cila ka thënë se aleanca në mes të SHBA-së dhe Shqipërisë po frocohet edhe më tej në dimension politik, ekonomik dhe atë të sigurisë./D.B/EO