UBT News

Rubio: Deklaratat e Trump për Gazën janë ofertë për rindërtimin e vendit

WASHINGTON, DC - JANUARY 15: U.S. President-elect Donald Trump’s nominee for Secretary of State, Sen. Marco Rubio (R-FL) testifies during his Senate Foreign Relations confirmation hearing at Dirksen Senate Office Building on January 15, 2025 in Washington, DC. Rubio, a three-term Senator and a member of the Foreign Relations Committee, has broad bipartisan support from his Senate colleagues but is expected to face questions over Trump’s plans for Greenland, U.S. relations with Russia and the safe return of Hamas-held hostages. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se komentet e presidentit Donald Trump mbi Rripin e Gazës duhet të kuptohen si një ofertë për rindërtimin e enklavës palestineze dhe pastrimin e municioneve të pashpërthyera.

Gjatë një konference në Guatemalë, Rubio theksoi se SHBA është e gatshme të ndërmarrë këtë iniciativë si një veprim “bujar” dhe jo armiqësor. Sipas tij, zona është dëmtuar rëndë dhe kërkon miliarda dollarë për rikuperim.

Për mendimin tim, i ofrohet Shteteve të Bashkuara gatishmëria për të ndërhyrë, për të pastruar mbeturinat, për të pastruar vendin nga të gjitha shkatërrimet që janë në tokë, për ta pastruar atë nga të gjitha këto municione të pashpërthyera. Nuk ishte menduar si një veprim armiqësor. Ishte menduar si një lëvizje shumë bujare. Disa zona janë bërë të pabanueshme tani”, shtoi Rubio.

Deklaratat vijnë pas sugjerimeve të Trump që SHBA të luajë një rol aktiv në zhvillimin e Gazës dhe të shqyrtojë mundësinë e zhvendosjes së palestinezëve në vende të tjera. Këto ide u kundërshtuan nga autoritetet palestineze, Egjipti, Jordania dhe vende të tjera të rajonit.

Exit mobile version